Tue, Nov 26, 2024

“Nëse Argjentina më thërret…”, Martinez tremb zikaltërit, Inter në plan të dytë

  • PublishedMarch 26, 2024

“Nëse Mascherano dëshiron të mbështetet tek unë, do të jem gjithmonë në dispozicion”-kështu u shpreh Lautaro Martinez kur u pyet se nëse do të ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës për Lojërat Olimpike Paris 2024. Kapiteni i Inter-it u shpreh se ai punon gjithë kohës për të veshur fanellën e Argjentinës në çdo mundësi që i jepet: “Unë punoj për të veshur këtë fanellë, ​​të jesh në kombëtare është një privilegj. Nëse Mascherano po dëgjon, mund t’i konfirmoj se jam i disponueshëm”-deklaroi Lautaro Martinez.

Martinez

Kjo deklaratë e Lautaro Martinez tremb jo pak drejtuesit e Inter pasi Martinez do të nis një tur të vërtetë gjatë verës. Kupa e Amerikës starton më 20 qershor dhe përfundon më 14 korrik. Dhjetë ditë më pas nisin Lojërat Olimpike, nëse Argjentina i shkon deri në fund, finalja e futbollit përfundon më 10 gusht, një javë pasi të ketë startuar Serie A. Inter gjithashtu do të jetë i angazhuar në Botërorin e Klube, një kalendar aq i ngjeshur sa më të drejtë tremb jo pak drejtuesit e Inter.

()

AlbaniaWeb.net