Sa është Sasia e Mishit që Duhet të Konsumoni në Javë
Mishi i kuq është një nga pjatat kryesore dhe shumë të shijshme në vaktet e shumë familjeve.
Pavarësisht kësaj shumë studime flasin për rrezikun që mishi i kuq mund të sjellë në trupin e njeriut.
I pasur me vitamina, minerale dhe hekur përmban një sasi të madhe yndyre në përberje që mund të jetë e dëmshme për organizmin.
Tek mishi i kuq më të përdorshmit janë mishi i viçit, derrit, qingjit dhe deles të cilët janë të pasur me yndyrna.
Ekspertët rekomandojnë një guidë e cila ju ndihmon në marjen e duhur të vlerave që mishi i kuq ka, gjithashtu edhe kujdesjen ndaj nivelit të yndyrës.
AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon vlerat dhe risqet e konsumimit të mishit të kuq dhe sa duhet të konsumoni.
Vlerat e mishit të kuq
Mishi i kuq është një burim i mirë mineralesh duke përfshirë këtu proteinat, vitaminën B12, omega-3 dhe hekur.
Rekomandohet shumë kur njeriu është në fazat e para të jetës pikerisht për mineralet forcueze që dhuron.
Për tëpërfituar sa më shumë kujdesuni të zgjidhni pjesë mishi që nuk kanë dhjamë të tepruar.
Në këtë mënyrë mishi i kuq nuk do të ndikojë në nivelin tuaj të kolesterolit apo në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Rreziqet e mishit të kuq
Acidet yndyrore me të cilat është i pasur mishi i kuq kanë edhe sasi të mëdha kalorish, kolesteroli dhe dhjami.
Veçanërisht mishi i kuq i ambalazhuar apo i përpunuar është një ndër armiqtë kryesor të shëndetit tuaj.
Ky lloj mishi është i pasur me kripra dhe konservantë, dy përbërës që shtojnë rrezikun për një mori sëmundjesh.
Këto lloje mishi janë burim i sëmundjeve si diabeti, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të zemrës.
AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni mish të freskët dhe të kontrolluar.
Sa duhet të konsumoni
Nëse konsumoni më shumë se 90 gramë mish të kuq në ditë atëherë keni kaluar vlerat e rekomanduara.
Ekspertët rekomantojnë të mos konumoni më shumë se 70 gramë mish të kuq të gatuar në ditë.
Edhe kjo sasi mund të mos jetë baza e dietës tuaj të përditshme pasi ekspertët rekomandojnë një shumlloshmëri ushqimesh.
Kujdesuni që të konsumoni gjithnjë mish të freskët dhe jo më shumë se 400-500 gramë gjatë gjithë javës.
Alternativa
Disa alternativa të mira për të pasuruar dietën tuaj mund të jenë mishi i pulës, i gjelit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit.
Konsumoni perime dhe ushqime të pasura më vitamin B12, një ndihmës i mirë mund të jetë edhe spinaqi apo bishtajoret.
Sigurohuni të merrni proteina nga të gjitha burimet natyrore që e ofrojnë këtë.
Balanconi dietën dhe konsumimin e mishit të kuq i cili duhet të jetë gjithnjë i freskët dhe i shëndetshëm./AgroWeb.org