Shembja e urës në Baltimore të SHBA-së pasi u godit nga anija e mallrave, dyshohet për 20 viktima
20 qytetarë dyshohet të jenë mbytur pas shembjes së Urës Francis Scott Key në Baltimore të SHBA-së.
“Ne jemi duke menaxhuar një incident me viktima masive”, tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit Baltimore.
“Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se ka deri në 20 persona që mund të jenë në lumin Patapsco si dhe automjete të shumta”, tha ai për CNN.
Cartwright tha se ata po punojnë me Rojet Bregdetare të SHBA dhe një ekip zhytësish janë në lumë për operacione kërkimi dhe shpëtimi, me temperatura rreth portit rreth 30 °F (-1 °C).
AlbaniaWeb.net