Trafiku i armëve nga Shkodra drejt Tiranës, zbardhet roli i ish-efektives së Burgjeve në grupin kriminal
Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i trafikut të armëve nga Shkodra drejt Tireanës, ku u arrestuan 5 persona, mes tyre edhe ish-efektivja e policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj 22 vjeçe.
Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Dorjana Bezat raporton se ish-efektivja me automjetin e saj qarkullonte para makinës tip “BMw” ku ndodheshin 4 të arrestuarit e tjerë për t’i informuar në rast se do të kishte policë gjatë rrugës.
Për pasojë, edhe automjeti me të cilin qarkullonte efektivja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
AlbaniaWeb.net