Wed, Nov 27, 2024

Vetëm 1 gol në 4 takime, Erzeni pret zhbllokimin e sulmit

  • PublishedMarch 26, 2024

Rezultatet e Erzenit kanë qenë tejet zhgënjyese në javët e fundit, duke bërë që skuadra shijakase të rrëshqasë në vend të parafundit të tabelës së renditjes.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Skerdi Bejzade dhe tani nga Alfred Deliallisi, ka vuajtur në të dyja fazat e lojës. Shijakasit kanë pësuar shumë gola dhe në anën tjetër kanë shënuar vetëm 1 gol në 4 ndeshjet e fundit. Edhe atë gol e kanë shënuar në Shkodër ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ku humbën thellë, 6-1. Shijakasit janë mundur 3-0 nga Teuta në derbi dhe 0-4 nga Partizani.

Në ndeshjen e fundit me Laçin, Erzeni nuk shkoi më shumë sesa barazimi 0-0. Ngushëllimi i vetëm ishte që nuk pësoi, por për të siguruar mbijetesën duhen pikët dhe për pikët duhen golat. Në Shijak nuk i kanë humbur ende shpresat e qëndrimit në Superiore dhe sezonin e ardhshëm.

Në Shkodër Erzeni nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë gjithçka për gjithçka, duke shpresuar që sulmi të zhbllokohet më në fund pas disa javësh pa rezultate pozitive. Zeka, Mihana dhe Marzuk kanë detyrën të gjejnë golat për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës.

AlbaniaWeb.net