Wed, Nov 27, 2024

Zbardhen detaje nga vendosja e tritolit në Shkodër/ Pista e hetimit, aktiviteti i djalit të 62-vjeçares, zbardhet dëshmia

  • PublishedMarch 26, 2024

Prokuroria e Shkodrës po heton pistën e konkurrencës për bastet online, si shkak për vendosjen e tritolit, ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës. Dori Sala, djali i shtëpisë, dyshohet se është menaxheri i serverave të internetit të një kompanie bastesh. Pavarësisht kësaj piste hetimi personi në fjalë të cilit iu vendos tritol në derën e shtëpisë e ka mohuar një fakt të tillë duke thënë se puna e vetme është ajo në një kompani internet. Po ashtu shtetasi Dori Sala ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët.

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di se kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, ka deklaruar shtetasi, banesat e të cilit u sulmua me eksploziv.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:40 të një dite më parë kur tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë të familjes Sala. Kjo sasi tritoli shkaktoi vetëm dëme materiale.


AlbaniaWeb.net