Wed, Nov 27, 2024

Angli/ I dënuar për shitje armësh, shqiptarit i zbulohet dhe tregtia e kokainës, më shumë vite burg!

  • PublishedMarch 27, 2024

Një shqiptar, i dënuar për armëmbajtje pa leje, do të qëndrojë më shumë kohë pas hekurave, pasi përgjimet telefonike nxorën në pah një tjetër shkelje, atë të shitjes së lëndëve narkotike.

24-vjeçari Klejdi Kazani, u burgos për shtatë vjet në maj 2022 pasi u kap me një pistoletë dhe municione luftarake në Hertfordshire në gusht 2021.

Kazani dhe grupi i tij kriminal, që përbëhej nga bashkëkombës shqiptarë dhe një bullgar – u hetuan nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar në Londër. Kazani pranoi akuzat për armë zjarri dhe u burgos ndërsa ekzaminimi i pajisjeve të tij celulare vazhdoi. Mesazhet nga telefoni treguan se ai furnizoi pothuajse 14 kilogramë kokainë me vlerë më shumë se 1 milion paund.

Provat telefonike çuan që Kazani të pranonte veprat e drogës dhe pastrimit të parave në tetor. Sot, në Gjykatën e Kurorës Southwark, ai u dënua me pesë vjet të tjera. Të gjithë bashkëpunëtorët e Kazanit janë dënuar edhe për veprat penale të drogës.

Shtetasi bullgar Emil Spasov, 33 vjeç, drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Kazanit. Spasov, i cili transportoi 6.1 kilogramë kokainë në nëntë udhëtime, u burgos për pesë vjet e katër muaj. Për tregtimin e kokainës u dënuan dhe Olklen Perzhilla, Ervis Axhami, 37 dhe Mariklen Bello.

Sipas autoriteteve, Klejdi Kazani kishte lidhje me tregtarët e drogës në shumë vende dhe punësonte anëtarë të këtij grupi të krimit të organizuar për të përhapur kokainë në të gjithë Londrën dhe në juglindje.


AlbaniaWeb.net