Dy raste gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë/ Kryefamiljari dhunon gruan dhe fëmijët, 21-vjeçari godet punonjësin e OSHEE-së
Dy raste dhune janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur;
A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës;
F. K., 33 vjeç, banues në Shkodër dhe L. M., 38 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi F. K. dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi, dhe në momentin që punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, shtetasi F. K., së bashku me shtetasin L. M., kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.
AlbaniaWeb.net