E ardhmja e Lukakut, sulmuesi belg kushton shumë, situata Chelsea-Roma
E ardhmja e Romelu Lukakut është në dyshim. Sulmuesit belg i përfundon periudha e huazimit te Roma në verë dhe duhet të kthehet te Chelsea, klub i cili ka kartonin e tij. Lukaku duhet të gjejë një destinacion, qoftë Arabia Saudite apo ndonjë klub tjetër europian, që do ta paguajë atë mbi 10 milionë neto në vit, ashtu edhe kostot e transferimit.
Roma mund të bëjë ndonjë lëvizjë në verë, duke qenë se Friedkins ka pasuri mjaft të madhe. Megjithatë, nga ana menaxheriale, ashtu edhe nga pikëpamja e kostos, duket vërtet një operacion shumë i vështirë. Një mundësi e mirë mbetet një tjetër huazim, nëse Chelsea është dakord.
(J.S/)