E ardhmja e sulmuesit të Milanit mbetet për t’u përcaktuar, vendimtar fundi i sezonit
Jovic dhe një e ardhme ende për t’u përcaktuar. Sulmuesi e rifitoi vendin në kombëtaren serbe falë sezonit të tij të mirë në Milano, por tani ai të bëjë diçka më shumë për të fituar rinovimin. Në kontratën vjetore të përcaktuar verën e kaluar, klubi i Milanit rezervoi opsionin për të vazhduar kontratën deri në vitin 2025. 8 golat e shënuar në të gjitha garat i kanë dhënë skuadrës një dorë të mirë, por tashmë drejtuesit e kuqezinjve presin përformanca të mira prej tij në këtë fund sezoni.
Jovic është gati sa herë e thërret Pioli dhe dëshira e tij është qëndrimi në Milano. Fakti që trajneri Pioli është i detyruar që të bëjë rotacion në skuadër e ndihmon atë, pasi 26-vjeccari është një “kartë” e mirë atëherë kur kalendari është i ngjeshur, me Europa League dhe kampionat në mes, natyrisht.
(J.S/)