“Keqardhje për deklaratat e Athinës për Belerin”/ Raportuesja Isabel Santos: Nëse të gjithë vendet do të reagonin ashtu, bota do të ishte e tmerrshme
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, shprehu keqardhje për deklaratat e Athinës zyrtare për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
“Jam e keqardhur për këto deklarata nga Greqia. Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen me vëmendje, por po presim vendimin”, tha Santos.
AlbaniaWeb.net