Tue, Nov 26, 2024

Çfarë do të ndodhë me Himarën? Prefekti Tavo: Kreun e zgjedh Këshilli, nesër mbledhja për pasuesin e Goros dhe Belerit

  • PublishedMarch 28, 2024

Institucioni i prefektit vetëm njofton Këshillin e Ministrave për vakancën e krijuar në bashkinë e Himarës, ndërsa është pikërisht këshilli bashkiak ai që cakton dhe jo zgjedh atë që do të drejtojë bashkinë e Himarës deri në zgjidhjen e problematikës së krijuar në këtë bashki.

Kështu është shprehur sot për mediat prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, duke iu  referuar nenit 61 të ligjit për caktimin e kryetarit të bashkisë në rast vakance.

Ditën e premte pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Himarës, por sipas prefektit ai nuk ka dijeni nëse në këtë mbledhje do të shfrytëzohet rasti edhe për caktimin e njërit prej nënkryetarëve në drejtimin e bashkisë.

Jorgo Goro dha dorëheqjen një ditë më parë duke i quajtur absurde akuzat ndaj tij për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsim të pronave shtetërore.


AlbaniaWeb.net