Mon, Nov 25, 2024

Gjyqi për vulën e PD/ Gjykatës së Apelit i kërkohet të përshpejtojë vendimin se kujt i takon

  • PublishedMarch 28, 2024

Konflikti juridik për vulën ka lodhur demokratët, të cilët shpresat për zgjidhje i kanë në Gjykatën e Apelit.

Një letër zyrtare që mban firmën e Agron Gjekmarkaj ka mbërritur në Gjykatë ku i kërkohet ta shqyrtojë me prioritet fatin e vulës se Partisë Demokratike.

 “Ju bëra thirrje nga pozitat e nënkryetarit te parlamentit që mos ta çojnë në kalendat greke vendimin dhe të marrin parasysh të gjitha vendimet që kanë ndodhur në PD, proceset elektorale, grupin parlamentar dhe produktet qe kane prodhuar këto procese dhe te japin vendimin në mënyrë që opozita të mos ngelet peng i gremçave ligjor sepse ajo ka nevojë të hyjë në legalitetin e vet që i takon nga Kushtetuta dhe të përballet me kundërshtarin me gjithë fuqinë e legalitetit që ajo mbart”, tha Gjekmarkaj.

Palët nxituan të trokasin në dyert e Apelit  pasi kjo e fundit u urdhërua nga Gjykata e Lartë t’i japë përgjigje një herë e mirë dilemës se  kujt i takon vula e Partisë Demokratike, Lulzim Bashës apo Sali Berishës.


AlbaniaWeb.net