Tue, Nov 26, 2024

I dëmtuar prej javësh, rikthim i rëndësishëm te Barcelona

  • PublishedMarch 28, 2024

Buzëqeshje për Xavin. Pedri është rikthyer në stërvitje sot, natyrisht i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Lojtari është jashtë fushës  së blertë që nga 3 marsi i kaluar (shkak dëmtimi), ndeshje në të cilën Barcelona u përball me Athletic Club në San Mames. Tani, pas gati një muaji mungesë, ai është gati të kthehet dhe të kontribuojë për pjesën e mbetur të sezonit të kalanasve. Është e vështirë të mendohet aktivizimi i tij këtë fundjavë, por objektivi është grumbullimi në Champions.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net