Wed, Nov 27, 2024

Ish-lojtari i Milanit: Kujdes, racizmi mund të shkaktojë edhe vdekjen

  • PublishedMarch 28, 2024

Në Itali, asgjë nuk u vendos lidhur me rastin Juan Jesus-Francesco Acerbi pas akuzave të bëra nga mbrojtësi i Napolit Jesus se lojtari i Interit e kishte ofenduar me shprehje raciste.

Duke qenë se nuk u gjetën prova, pretendimi i lojtarit të Napolit nuk u vërtetua dhe Acerbi nuk u ndëshkua duke mos u marrë asnjë masë pezullimi ndaj tij.

Një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim tek tifozët e Napolit por për rastin është shprehur së fundmi edhe ish-futbollisti i Milanit, Junior Messias i cili luan aktualisht me Genoan.

“Fatkeqësisht po përsëriten shpesh episodet e racizmit në futboll. Ndodhi në La Liga, gjithashtu edhe në Serie A. Ka raste kur njerëzit godasin pa e ditur se çfarë ndien pala tjetër. Ne jemi futbollistë, por mbi të gjitha jemi qenie humane.

Kemi edhe ne një jetë si gjithë të tjerët. Njerëzit duhet të mendohen përpara një ofendimi, sepse racizmi mund të shkaktojë edhe vdekjen”, u shpreh mes të tjerash sulmuesi brazilian.