Wed, Nov 27, 2024

Ish-ministri Beqaj refuzoi të paguajë tarifën e akteve të dosjes, avokati: Po shqyrtojmë në SPAK 700 fashikujt, jemi tek i dyti! Do të lexojmë sa të mundemi

  • PublishedMarch 28, 2024

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në SPAK këtë të enjte ku po shqyrton 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.

Ai po njihet me dosjen në ambientet e SPAK, pasi refuzoi të paguajë tarifën e akteve të dosjes.

Avokati i tij tha se aktualisht janë tek fashikulli numër 2  dhe se do të lexojnë sa të munden.

“Na u dha një afat 24 orë sepse sot është dita e fundit për të shqyrtuar 700 fashikuj, aktualisht jam tek fashikulli nr 2. Pasi lexuam dy vendimet, për përfundimin, kërkuam kopjen e akteve dhe u përballëm me faturën 10 milionë të vjetra një herë mund ta skanohet, të tjerat merren copy paste, por prokuroria vendosi ta shumëzojë 10 herë faturën. Ata thanë të marrin të lexojnë materiale pdf kur nuk lejohet, si mund të lexojë aktet zoti Rrjepaj dhe Rrapaj kur në burg nuk lejohet laptopi, dua të tregoj ironinë e kësaj që po ndodh. Ka paligjshshmëri të kateve ku bazohet fatura, gjyqtari ende nuk e ka zbardhur vendimin, është rrugë e lodhshme por jo e pamundur. Me të njëjtin prokuror dhe gjyqtar nuk kanë paguar asnjë lek. Do të lexojmë sa të mundemi, sa të na lejojmë do të lexojmë”, tha avokati.


AlbaniaWeb.net