Mon, Nov 25, 2024

Neni 28 ndihmoi Belerin dhe po “detyron” shqiptarët të shpallen grekë

  • PublishedMarch 28, 2024

Ligji për investimet strategjike është miratuar në vitin 2015 i cili ofron mbrojtje të barabartë si për investorët vendas por dhe për atë të huaj.

Statusi i investitorit strategjik jepet në gjashtë sektorë ku më shumë se gjysma e investorëve strategjikë kanë përfituar mundësinë e krijimit të projekteve që lidhen me ndërtimin e komplekseve apo resorteve turistike në bregdet.

Lidhur me këtë ligj ka patur kritika të shumta pasi shumë hapsira private në zonat bregdetare po shfrytëzohen nga persona që që kanë lidhje të ngushtë me qeverinë dhe politikanët.

Por problemet kryesore i ka hapur një nen i këtij ligji që thotë se, shteti mund t’ua marrë tokën banorëve të bregdetit për t’i vënë në shërbim të investitorit strategjik.

Është neni 28 i cili parashikon se “për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, lejohet shpronësimi i pasurive të paluajtshme pronë private, nëse investitori nuk ka mundur ta zgjidhë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me marrëveshje me pronarin…”

Pra nëse një banor nuk bie dakord tia shesë tokën e tij investitorit privat strategjik –  shteti ndërhyn dhe e shpronëson banorin në interes të investitorit.

Për këtë arsye shumë banorë nuk kanë dashur të shesin tokat e tyre private dhe janë detyruar të marrin avokatë grekë në mënyrë që të gjejnë ‘mbështetje’ në shtetin e tyre dhe kanë humbur besimin se mund të gjejnë të drejtën përballë një investitori që ua kërkon pronën nën paralajmërimin: Ose ma shit mua, ose shteti do të të shpronësojë.

Këtë nen që ka ngjallur frikë në zonat bregdetare ende të paprekura nga zhvillimi – dhe i erdhi në ndihmë dhe Belerit për të fituar Himarën, poashtu shumë banorë pranojnë nën zë se janë të detyruar të ‘hiqen’ si greke për të patur mbështetje përballë rrezikut që shteti i shpronëson në interes të investitorëve strategjikë.