“Të bashkojmë forcat”, Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja
Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja.
“Për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar, vizioni shkon përtej të dhënave të aktualitetit, kemi një potencial për rritje të investimeve të huaja, synimi ynë është të ngrihemi në 2, 2.5., 3, 5 miliardë, i kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo shumë të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv nga Strandard and Poors, nuk është aspak e shfrenuar imagjinata në një kohë. Nuk shton më problemin e pagave, është gati të paguaj shumë mirë, nga ana tjetër, mënyra se si do të frymëzojmë një politikë të re, aftësimin profesional jo vetëm, duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje sa më të qartë dhe konkrete për çka do të bëjmë, diskutimi për pr.ligjin e ri për Dhomën Ekonomike, një projektligj i vonuar për shumë vite, pa i hequr askujt të bëjë çfarëdolloj organizimin e regjistrimit, siç e kanë të gjithë, është një proces që ngarkon me përgjegjësi të madh jo vetëm qeverinë por të gjithë sistemin e organizimit të qeverisë. Nuk do integrohet qeveria, por Shqipëria, edhe sistemi ka përgjegjësinë e tij, do të jetë kostot e veta në këtë proces, ka një emërues të përbashkët, për ne qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sektorin privat, kërkon dije të reja, që nga mënyra se si funksiono, procesi, Bashkimi Evropian. Kjo punë kërkon dialog më të organizuar”, tha Rama.
AlbaniaWeb.net