“Tirana nga ajri”/ Shfaqet premiera e filmit dokumentar i Edi Ramës dhe Alket Islamit
Filmi dokumentar “Tirana nga Ajri”, e realizuar nga drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, pati premierën mbrëmjen e të mërkurës me praninë e të ftuarve specialë.
Tranformimi i Tiranës qysh prej viteve ’90, fillimit të viteve 2000 e deri më sot, ku arkitektët më të mirë botërorë kanë dhënë kontributin e tyre me një koleksion godinash nga më të vecantat, ishin në qendër të këtij filmi.
Në 20 minuta u shfaqën pamje të Tiranës si dhe narrative e kryeministrit që nga koha kur drejtonte bashkinë e Tiranës, pasuar me me narrativën e arkitektëve që kanë kontribuar në ndryshim e Tiranës
“Një vend në mes të Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektë ndër më të mirë. Do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera”– nënvizoi kryeministri.
“Gjatë kohës që po bënim montazhin e librit, më vinin mesazhet nga kryeministri dhe më thoshte se do ndryshojmë mënyrën sesi do bëhet teksti në album”– tha Islami.
“Tirana e Edit, ose Tirana që gjeti ishte Tirana e botës së tretë. Sot diskutojmë për Tiranën e botës së parë. Çfarë rrugëtimi fantastik ka qenë për ne ky, për ne që punojmë në bashkinë e Tiranës”– u shpreh Veliaj.
Sipas Alket Islamit kjo punë ka filluar që në vitin 1994. Fotografitë janë botuar në albumin Tirana nga Ajri, si një trashëgimi për ti lënë brezave kujtesën e së shkuar dhe shpresën për të ardhmen.
AlbaniaWeb.net