Wed, Nov 27, 2024

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fun

  • PublishedMarch 29, 2024

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, pas zgjedhjes së kryetares së komanduar të Himarës, u shpreh procedura ishte në përputhje me ligjin.

“Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës. Kemi shumë punë para për të bërë. Kemi angazhime, kemi shumë punë për komunitetin e Himarës, s’ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin.

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se në kushtet e krijuara që kryetari i zgjedhur i bashkisë është para drejtësisë, Himara nuk mund të lihet pa qeverisur dhe në këto kushtet zbatojmë ligjin për qeverisjen vendore. Ligji e ka të qartë. Unë jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund”.

Ai reagoi edhe për incidenti, ku një nga mbështetësit e Belerit e pështyu në mbledhje. “Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai  më tej”, tha ai.


AlbaniaWeb.net