Pengmarrja në klubin holandez, arrestohet një i dyshuar
Pengmarrja në një klub nate holandez duket se ka përfunduar pasi autori i dyshuar u kap nga policia.
I armatosur me armë dhe eksplozivë, ai mori peng disa persona në Holandë këtë të shtunë. Dy burra të maskuar u panë të largohen më pas nga vendngjarja.
Tre pengje, që besohet se ishin punonjës të klubit të natës u shpëtuan nga efektivët rreth një orë më parë.
Oficerët e armatosur rëndë rrethuan një pjesë të qytetit të Ede dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë larg nga zona. Rreth 150 shtëpi pranë lokalit u evakuuan.
AlbaniaWeb.net