42 makina të bllokuara gjatë një jave në Tiranë/ Vendosen mbi 10 mijë gjoba, 6 shoferë nën hetim
6 persona janë vënë nën hetim gjatë një jave në Tiranë për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
Tre u gjetën të dehur në timon, një nën ndikimin e narkotikotikëve, një për korrupsion dhe një pa leje drejtimi.
Gjithashtu policia rrugore ka vendosur 10.327 gjoba në total, mesatarisht 1.475/ditë: 121 për xhama të zinj, 419 për tejkalim shpejtësie, 331 për parakalim të gabuar, 597 për përdorim celulari, 797 për pa rrip sigurimi, 283 për pa kaskë 621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve, 74 për mosrespektim Stop, 49 për sjellje të këmbësorëve, 6.001 për qëndrim të gabuar, 1.034 masa të ndryshme dhe 38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, që mund të konvertohen me pagesë.
Sipas njoftimit, 42 automjete janë bllokuar, ku 3 ishin me targa të huaja për verifikim, 30 për detyrime të pa likuiduara, një pa dokumentacion, kurse 8 janë spostuar.
AlbaniaWeb.net