Kalimi i mundshëm në MLS, Giroud thyen heshtjen
Kontrata e Olivier Giroud me Milanin po skadon. Një nga hipotezat e tij për të ardhmen është kalimi në MLS. Në amerikë janë të gatshëm të plotsojnë dëshirat ekonomike të sulmuesit, çka bën që ky operacion të jetë plotësisht i mundur.
Rreth kësaj teme është pyetur së fundmi vetë Giroud, teksa ka preferuar të driblojë. “Asnjë koment! Sezoni nuk ka mbaruar. Asgjë për të deklaruar!” – Tha francezi, që pëlqehet nga Los Angeles.
Giroud ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar 8 herë, në 27 ndeshje në të cilat është impenjuar në Serie A këtë edicion. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano.
(J.S/)