Pashkët në Shkodër! Dhjetëra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
Qindra besimtare katolikë morën pjesë në meshën e vigjiljes se Pashkëve, mbrëmjen e së shtunës në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, e cila u celebrua nga arqipeshkvi imzot Angelo Massafra.
Në mesazhin e tij, arqipeshkvi u ndal tek sakrifica e Krishtit për ta bërë njerëzimin më të mirë duke i kujtuar besimtareve se falja është për të gjithë, edhe për ata të cilët nuk janë të mirë.
Kremtimi i Pashkëve, vijoi edhe të Dielën e Madhe me meshën e shenjte dhe vizitat e urime pranë Arqipeshkvise së Shkodrës.
AlbaniaWeb.net