Thu, Nov 28, 2024

Situata e Marash Kumbullës, flet trajneri i Sassuolos: Është stërvitur i diferencuar

  • PublishedMarch 31, 2024

Sassuolo sfidon Udinesen, ndeshje kjo e kampionatit. Trajneri i skuadrës nga Reggio Emilia, Davide Ballardini ka folur në konferencë edhe për situatën e Marash Kumbullës, për një dëmtim të pësuar së fundmi.

“Kumbulla titullar ndaj Udineses? Marashi ka një problem në aduktor. Të shtunën është stërvitur i diferencuar, besoj se edhe të dielën do të zhvillojë një pjesë të seancës stërvitore me grupin.

Dhe një pjesë me përgatitësit tanë. Të vlerësojmë gjendjen e tij, sidomos të dielën. Më pas do të vendosim nëse do e nisë si titullar apo jo.

Nuk kemi probleme me dëmtimet përveç Kumbullës, i cili ka këtë shqetësim në këmbën e majtë. Do të vendosim në fund në lidhje me aktivizimin e tij” – Tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net