VIDEO/ Liverpool “komandon” Premier League, triumf me përmbysje ndaj Brighton
Me shpresën se Arsenal-Manchester City do të përfundojë në barazim, Liverpool triumfoi 2-1 ndaj Brighton në sfidën e Premier League. The Reds e panë veten në vështirësi pas vetëm dy minutash lojë. Vendasit u ndëshkuan nga ish-sulmuesi i Manchester United, Danny Welbeck, i cili “heshti” tifozët vendas në shkallët e stadiumit të “Anfield”.
Ekipi i Klopp ushtroi presion konstant dhe ia doli të vendosë ekuilibrat me Diaz, në të 27-tën. Liverpool shfrytëzoi në maksimum cilësinë individuale të disa lojtarëve, teksa nga brenda zonës në të 65-tën, një goditje tokazi e Salah bëri që topi të shkonte pas shpinës së Verbrugger.
Ekipi i De Zerbit nuk u dorëzua dhe u shfaq rrezikshëm disa herë para porte, me anë të disa zbritjeve të shpejta nga krahët. 6 minutat shtesë nuk prodhuan gol, pavarësisht rasteve. Liverpool kështu kryeson Premier League me 67 pikë. Brighton është në vendin e nëntë.
(J.S/)