Thu, Nov 28, 2024

President me dy gra, kush është 44-vjeçari që fitoi zgjedhjet nga burgu

  • PublishedApril 1, 2024

Dy zonja të para në një pallat presidencial.

Ndodh për herë të parë në Senegal, teksa Basirou Diomae Faye, kreu i ri i shtetit, i zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, është në fakt një bigamist. Ai ka dy gra: Marie (kristiane) dhe Absa (myslimane). Faje ka thyer disa rekorde, sepse ai është vetëm 44 vjeç, por ka përmbysur sistemin teksa fitoi zgjedhjet si opozitar, për më tepër që ishte i burgosur gjatë kohës që u krye procesi i votimit.

Zgjedhja e tij president u konsiderua si një kthesë historike në Senegal, madje sipas ekspertëve ishte spektakolare dhe e paprecedentë në politikën kombëtare të vendit të Afrikës Perëndimore.

“Kam fëmijë të bukur sepse kam gra të mrekullueshme. Janë shumë të bukura. Falënderoj Zotin që janë gjithmonë plotësisht pranë meje”, tha Faye gjatë garës presidenciale, i cili me Marien ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa me Absan nuk ka fëmijë.


AlbaniaWeb.net