Dinamika e aksidentit tragjik në Këlcyrë!/ Shoferi u pikas nga policia! Me 200 km në orë, pasagjerët kanë dalë nga makina duke fluturuar
Kanë dalë detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 emigrantë dhe shoferi i makinës nga Shkodra.
Makina ku udhëtonin, ishte marrë me qira dhe nuk ishte në pronësi të shoferit që humbi jetën.
Dyshohet se shoferi nga Shkodra ende i paidentifikuar ishte pikasur nga policia në afërsi të Këlcyrës dhe është kthyer pas. Në momentin e daljes nga rruga pranë kthesës së Kuqarit, mendohet të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë. Mjeti ka fluturuar në linjë ajrore rreth 200 m dhe më pas është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë Vjosës.
Shpejtësia e mjetit ka vijuar të jetë e lartë duke e shtyrë atë edhe gati 100 m të tjerë. Pasagjerët të gjithë shtetas të huaj kanë dalë nga automjeti në momente të ndryshme dhe besohet se kanë humbur jetën në vend.
AlbaniaWeb.net