Mon, Nov 25, 2024

“I dëgjova rrahjet e zemrës, u theva”, Roza Lati mes lotëve tregon si abortoi fëmijën me ish-partnerin: Godisja kokën me grushte

  • PublishedApril 2, 2024

Roza Lati ka bërë një rrëfim mjaft prekës dhe personal.

Ajo mes lotëve ka rrëfyer se ka abortuar një fëmijë që ka pasur me ish-partnerin e saj që jetonin larg. Ajo shprehet se duke i bërë një analizë jetës së saj, e kuptoi se nuk ishte gati, kështu vendosi që të abortonte. Ky vendim ishte tepër i vështirë për të dhe tregon se e ka përjetuar mjaft keq, madje nga mërzia ka lënduar veten duke i gjuajtur kokës me grushte.

Erjola: A e di Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po ecja në ajër, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty qarë dhe kam rrahur veten, e kam dënuar Rozën, i kam gjuajtur kokës me grushte. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po

Erjola: Ishe me të kur e more vesh?

Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim?

Erjola: Ai ishte dakord?

Roza: Po as se pyeta fare

Erjola: Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.


AlbaniaWeb.net