Ndali Romën, Ramadani i bën presion edhe Italisë: Shqipëria luan për fitore
Lecce ndali Romën në një barazim pa gola, ku protagonist absolut ishte edhe Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi rezultoi një nga lojtarët me notën me të lartë, pas portierit, i vlerësuar me 6,5: “Lider në mesfushë, shembull në qëndrim, inkurajon dhe ushtron presion pa u kursyer. Shihet edhe përpara”, shkruajnë mediat italiane.
Ndërkohë, në përfundim të sfidës, në një intervistë për DANZ, Ramadani foli rolin e tij te Lecce dhe për grupin në “Euro2024”, ku Shqipëria ndodhet së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë: “Në përfaqësuese luaj së bashku me Bajramin dhe Asllanin, ndërsa me Blin kam më shumë mundësi të shtyj përpara, kur marr topin dua të dal përpara për të shënuar”, u shpreh Ramadani duke komentuar më pas shortin, çfarë ndeshje pret përballë Italisë:
“Do të jetë një ndeshje e veçantë pasi luaj këtu në Itali, ata janë një skuadër e fortë, por ne do të luajmë për të fituar”, theksoi ndër të tjera Ylber Ramadani.
()