Nuk ka paqe për Armando Brojën, trajneri i Fulham vendos për sulmuesin shqiptar
Premier League zbret në fushë sonte në mbrëmje, teksa Fulham luan në transfertë ndaj Nottingham. Për këtë ndeshje, trajneri i londinezëve, Marco Silva ka vendosur të mos grumbullojë Armando Brojën. Ashtu si në ndeshjen e kaluar, tekniku portugez e ka parë të arsyeshme të lërë në shtëpi lojtarin kuqezi.
Broja kaloi në merkaton e dimrit te Fulham me shpresën për të gjetur minutat e duhura për Europianin, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për bomberin e kombëtares. Ai ka luajtur deri më tani me skuadrën e re 4 ndeshje, ku ka dhuruar një asist, ndërsa ende s’ka provuar shijen e golit.
(J.S/)