Përfundoi në gjendje kome pas aksidentit tragjik në Tepelenë, ndërron jetë një prej të plagosurve rëndë
Një prej dy të plagosurve rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në 17 mars në Tepelenë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
Jani Meta, 61 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e rënda. Pasi përfundoi në gjendje kome në spitalin e Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor, 61 vjeçari humbi jetën.
Kujtojmë se mbrëmjen e 17 marsit, katër persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të rëndë ku u përfshinë tre automjete.
AlbaniaWeb.net