“Perlë e pakënduar e Ballkanit”, Rama publikon artikullin e “The Telegraph” për turizmin: Shqipëria e përgatitur…
Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i Ka kushtuar një artikull turizmit shqiptar dhe e cilëson Shqipërinë si një “perlë e pakënduar e Ballkanit”.
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar se çfarë shkruan ky artikull dhe shprehet se Shqipëria është një nga destiancionet më të parapëlqyera të mediave britanike, ku kjo e fundit “The Telegraph”, u ka sugjeruar turistëve britanikë të vizitojnë 10 atraksione interesante të vendit tonë.
“Shqipëria konfirmohet edhe njëherë destinacioni i parapëlqyer i mediave britanike këtë herë me “The Telegraph” që u sugjeron vizitorëve britanikë 10 atraksione interesante të vendit tonë mes bukurisë së egër të natyrës, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë. Nga fundjavat dinamike në Tiranë tek aventurat e jashtëzakonshme, Shqipëria është e përgatitur për të gjitha”, shkruan Rama.
Në artikullin e “The Telegraph” thuhet: Shqipëria ka filluar të tërheqë vizitorë ndërkombëtarë me përzierjen e saj të peizazheve magjepsëse, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë intriguese.
Vizitorët që dëshirojnë të devijojnë pak nga pista e mirënjohur mesdhetare shpërblehen me një mozaik pasurish kulturore dhe bukurie natyrore: nga shtëpitë e gurta osmane të Gjirokastrës dhe rëra e paprishur e rivierës shqiptare, te kultura moderne e kuzhinës në Tiranë dhe pëshpëritje të qytetërimeve të lashta në Parkun Arkeologjik të Butrintit të listuar në Unesco.
Arritja atje nuk mund të ishte më e thjeshtë, me fluturime direkte drejt kryeqytetit, Tiranës, që fluturojnë rregullisht nga Londra, Mançesteri , Birminghami, Bristol dhe Edinburgu me Ëizzair, Ryanair dhe British Airways . Fluturimet vijnë në më pak se katër orë nga të gjitha aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë se Shqipëria është e përgatitur si për pushime në qytet në fundjavë, ashtu edhe për aventura më të mëdha.
Tani gjithçka që ju nevojitet është pak frymëzim, kështu që ne kemi zgjedhur dhjetë mënyra emocionuese për t’u futur nën lëkurën e pikës më të fundit të pushimeve të Evropës në zhvillim, përpara se kjo perlë ballkanike të mos këndohet më.
AlbaniaWeb.net