Tue, Nov 26, 2024

Rrëqeth Roza Lati: Abortova, i kam rënë kokës me grushta!

  • PublishedApril 2, 2024

Roza Lati ka hapur zemrën teksa ka rrëfyer një histori prekse të jetës së saj në formatin e ‘BBV3’.

Teksa ishte duke biseduar me Julin, Erjolën dhe Gracianon, ajo ka treguar se kohë më parë ka abortuar një fëmijë dhe kjo gjë ka ndodhur pa dëshirën e babait të foshnjes.

Ajo shton gjithashtu se sa e vështirë ka qenë marrja e këtij vendimi dhe është shprehur se asokohe ka ‘dënuar’ veten për atë vendim që ka marrë.

‘Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është testi i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja prekjen e tokës.

Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, dhe më dolën të gjitha pozitive.I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin….

Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj.  Me logjikë të ftohtë bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres unë aty kam qarë në nivelin që kam rrahur veten, aty kam dënuar Rozën. Kur them kam rrahur veten, i kam rënë kokës me grushta.

Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.’- shprehet Roza.