Thu, Nov 28, 2024

Sulmi me armë në shkollën fillore në Finlandë, një nxënëse shqiptare mes 3 të plagosurve

  • PublishedApril 2, 2024

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një sulm me armë zjarri në Finlandë ku tre të mitur mbetën të plagosur.

Një shqiptare nga Kosova është në mesin e nxënësve të plagosur. Lajmin e ka konfirmuar ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nëpërmjet një postimi në facebook.

Ambasada e Kosovës në Stockholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe familjen e vajzës shqiptare të plagosur.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me famijen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t‘ju mbajë të informuar sapo të pranojë dhe konfirmoj informatat e reja që ndërlidhen me këtë ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Për ngjarjen u arrestua një 12 vjeçar. Edhe mosha e të plagosurve mendohet të jetë e njëjtë me autorin.


AlbaniaWeb.net