Tue, Nov 26, 2024

VIDEO/ “Jam nis të vras politikanët”, u kap me arsenal armësh, Gjykata e Lezhës dënon me 6 vite burg Antonio Lekën

  • PublishedApril 2, 2024

Me 6 vite burg është dënuar nga Gjykata e Lezhës Antonio Lekën, i cili në 2023, u kap me arsenal armësh me vete dhe i veshur me jelek antiplumb.

Kujtojmë se pas arrestimit ai deklaroi para policisë së ishte nisur për të vrarë politikanët e Lezhës, ndërsa në momentin e arrestimit ai nuk bëri rezistencë.

Policia i sekuestroi Lekës 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.


AlbaniaWeb.net