Ish-mesfushori i Partizanit merr drejtimin e klubit Tirana, pritet vetëm zyrtarizimi
Pezullimi i drejtoreshës së klubit shumësportësh Tirana, Deborah Keçi, pas hetimit nga SPAK, ka vënë në lëvizje bashkinë e kryeqytetit.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të jetë drejtori i ri i klubit shumësportësh bardheblu.
Ish-mesfushori i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, prej vitesh është pjesë e sektorit të sporteve në bashkinë Tiranë. Tashmë ai pritet të zyrtarizohet në një detyrë më të rëndësishme.