Tue, Nov 26, 2024

Nga drejtori i Napolit te Kombëtarja, flet Veseli: Kur më thirri Shqipëria…

  • PublishedApril 5, 2024

Igli Tare u përfol për postin e drejtorit sportive të Napolit, por në ditët e fundit, në Itali e bëjnë të sigurt se kampionët në fuqi të Serisë A janë pranë zyrtarizimit të Xhovani Mana nga Juventusi në këtë rol. Mana ka punuar më parë te Lugano, ku lojtar ka qenë Frederik Veseli, i cili duke folur për “1 football club”, tha:

“Mana e njeh shumë mirë futbollin italian. Besoj se te Napoli do të përziejë lojtarë të rinj me ata me përvojë. Mendoj se në të ardhmen do të jenë në gjendje që të shesin lojtarë. Kur e kisha te Lugano kishim një marrëdhënie miqësore. Sa i përket raportin me De Laurentisin, them se do të jetë një bashkëpunim pozitiv”, thotë Veseli që më pas pyetet edhe për zgjedhjen e Kombëtares shqiptare, edhe pse ka lindur në Zvicër.

“Ishte një zgjedhje shumë e lehtë. Prindërit e mi janë shqiptarë dhe unë isha te Junaitid. Ekipi i Zvicrës U-21 dhe as ekipi i parë nuk më thirrën. Në atë moment mora ftesë nga Shqipëria. Isha në periudhë të vështirë me dy huazime, por kur po luaja në Zvicër rregullisht, Shqipëria më thirri sërish dhe nuk u mendova dy herë”, kujton mbrojtësi.

RREGULLI I RI- Duke qenë se ka luajtur disa vite në Itali, Veseli ka një koment edhe për rregullin e ri që u vendos për lojtarët shqiptarë që mund të luajnë si vendës: “Është një marrëveshje shumë pozitive për lojtarët tanë. Më parë ata nuk mund të hynin dot në futbollin europian për shkak të kufizimeve, por tani Italia e ka pranuar këtë marrëveshje, me shpresën që ta bëjnë edhe ligat e tjera kryesore”, përfundoi Veseli.

()

AlbaniaWeb.net