Pozicioni i Duhur i Gjumit për një Tretje të Mirë
Darka është një vakt që duhet ngrënë minimalisht 3 orë përpara gjumit. Edhe nëse nuk i frenoheni dëshirës për të ngrënë brenda kësaj fashe orari, duhet të hani diçka të lehtë nëse dëshironi të kaloni një natë të qetë.
Një darkë e rëndë me gjasë nuk do ju lërë të mbyllni sy gjatë natës.
Ngrënia para gjumit mund të shkaktojë shumë probleme dhe të pengojë pushimin e merituar gjatë natës.
Nëse ju hani ushqime pikante ose të yndyrshme me gjasë do të përballeni me simptomat e urthit dhe do të zgjoheni disa herë.
Pozicioni i fjetjes është një aspekt i rëndësishëm i rehatisë së natës, veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me tretjen.
Përpara se të lexoni për pozicionet më të mira të gjumit për një tretje të mirë, është e nevojshme të familjarizoheni me rregullin e artë të ngrënies së darkës.
Pra nuk duhet të hani ushqim tre orë para gjumit.
Kjo fashë orari i jep mundësinë trupit të tresë ushqimin me ritmin e vet dhe të përthithë të gjithë ushqyesit e nevojshëm dhe më pas të skarcojë mbetjet ushqimore.
Pozicioni i Duhur i Gjumit Për Një Tretje Të Mirë
Nëse vuani nga urthi, ekspertët këshillojnë që ta mbani kokën ngritur në mënyrë që graviteti të zvogëlojë dhimbjen dhe parehatinë që shkakton ai.
Fjetja me kokën e ngritur pengon aciditetin e stomakut në rrugëtimin e tij drejt ezofagut, që është edhe pikënisja e këtij problemi.
Studimet tregojnë se të fjeturit në anën e majtë pengon simptomat e urthit gjatë natës, ndërkohë që fjetja në anën e djathtë shton parehatinë që shkakton urthi dhe aciditeti.
Nëse nuk arrini të flini në anën e majtë, vendosni një jastëk që do ju pengojë të rrotulloheni në anën e djathtë.
Fjetja përmbvys, ose pozicioni i rënies së lirë me duart anash, sipas Chris Idzikoëski i Shërbimit për Vlerësimin dhe Këshillimin Mbi Gjumin, mund të përmirësojë tretjen por vetëm për pak kohë sepse më pas ky pozicion shkakton harkim të shpinës, sidomos nëse dysheku nuk është cilësor./AgroWeb.org