Tensione para Bashkisë, opozita përplaset me policinë, kërkojnë të futen brenda godinës
Grupi i Rithemelimit ka thirrur paraditen e sotme protestë para Bashkisë së Tiranës, ku dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar, kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.
Ndërsa protestuesit kanë bllokuar rrugën, një qytetar ka dalë nga automjeti duke kërkuar që të hapin rrugën, pasi kishte një grua shtatzënë në makinë.
Ata kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë. Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.
Ndërsa qytetarët dhe opozita kishin bllokuar rrugën, një qytetar i bllokuar në makinë u ka kërkuar që të hapin rrugën pasi kishte gruan shtatzënë në mjet.
AlbaniaWeb.net