Kur të Merret Fryma pas Ngrënies – Çfarë e Shkakton dhe Kujdesi që ju Duhet
Ka njerëz të cilëve pas ngrënies së ushqimit u merret fryma.
Një gjë e tillë mund të jetë një eksperiencë stresuese por jo vetëm ka ndonjëherë mund të sjellë probleme për shëndetin.
Zakonisht marrja e frymës nuk është shkas për shqetësim por trajtimet e këtij problemeve janë në varësi të shkakut.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaqet dhe trajtimet e duhura të këtij problemi.
Alergjitë Ndaj Ushqimit
Marrja e frymës pas ngrënies është një nga simptomat e shumta të alergjive të ndryshme ndaj ushqimit.
AgroWeb.org ju këshillon se këto alergji mund të diagnostikohen vetëm nga një mjek specialist i cili mund t’ju këshillojë për shmangien e disa ushqimeve të caktuara.
Anafilaksia
Anafilaksia është një reagim i rëndë alergjik ndaj një ushqimi të caktuar që shoqërohet me disa simptoma.
Këtu përfshihet: marrja e frymës, kolla e përsëritur, pulsi i dobët, pezmatim i lëkurës, ngushtim i fytit dhe vështirësi në gëlltitje.
Ky reagim i rëndë kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Ngecja e Grimcave Ushqimore Në Rrugët e Frymëmarrjes
Ka raste kur gjatë ngrënies, grimcat e ushqimit apo lëngjet përfundojnë në rrugët e frymëmarrjes.
Ato eliminohen nëpërmjet kollës e cila mund të shkaktojë një ndërprerje të shkurtër të frymëmarrjes.
AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes pasi, kur kolla është e pamjaftueshme për nxjerrjen e këtyre grimcave, atëherë njeriu preket nga infeksioni i mushkërive.
Azma
Njerëzit e prekur nga azma mund të përjetojnë marrje të frymës pas ngrënies.
Kjo është vetëm një nga simptomat e azmës.
Simptoma të tjera janë kolla dhe shtrëngim në kraharor.
Në disa raste, marrja e frymës mund të shkaktohet edhe nga refluksi i acidit.
Njerëzit që vuajnë nga kjo e fundit duhet të shmangin ushqimet me yndyrë dhe të skuqura, pijet alkolike dhe ato me kafeinë, agrumet, qepët, hudhrën, domatet dhe ushqimet pikante.
Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek
Një mjek profesionist mund të këshillojë kryerjen e analizave për të përcaktuar shkakun e vërtetë të marrjes së frymës.
Në disa raste, ajo mund të sinjalizojë një problem të fshehur mjekësor.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shkojnë tek mjeku nëse ju merret fryma duke ndenjur dhe një gjë e tillë zgjat për 30 minuta.
Simptoma të tjera që kërkojnë kujdes mjekësor janë:
Dhimbje në kraharor,
Vështirësi në frymëmarrje gjatë qëndrimit shtrirë,
Marramendje,
Ethe dhe kollë,
Nxirje të gishtave dhe enjtje të kyçeve./AgroWeb.org