Tabaku: Koha që Veliaj të japë llogari ligjore edhe për inceneratorin e Tiranës!
Deputetja e PD, Jorida Tabaku që ka drejtuar dhe Komisionin Hetimor të Inceneratorëve i është përgjigjur me një status në Facebook videos së publikuar nga Erion Veliaj ku ai deklaron se nuk ka asnjë firmë në asnjë aferë.
“Ka një kohë për të korrur frutet e farës që ke mbjellur” është shprehur deputetja e PD që e ka denoncuar çështjen e inceneratorëve që në vitin 2017. Ajo ka nënkuptuar që Veliaj po korr tani farën e korrupsionit që ka mbjellur në Bashkinë e Tiranës dhe veçanërisht në aferën e inceneratorëve.
Tabaku i ka sjellë në vëmendje Veliaj shkresën 9275/1 e 27 marsit 2015 me të cilën sipas saj Veliaj ka pranuar që të firmosë në emër të gjithë qarkut për një angazhim prej 90 mln eurosh për inceneratorin e Tiranës. Pak muaj më parë Taulant Tusha, një njeri i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, u arrestua sepse ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave tek Inceneratori Tiranës. Menjëherë pas kësaj Velaj deklaroi se Inceneratori nuk ekzistonte duke u tërhequr nga deklaratat e mëhershme.
Tabaku në fund deklaroi se tanimë koha e regjisë ka përfunduar dhe se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore, morale dhe politike. “Të gjithë presim që të thërriten para përgjegjësisë Erion Veliaj, që ka hedhur firmën tek afera e inceneratorit të Tiranës. Dita për të pasur frikë ligjin e mbi të gjitha për të korrur frytet e farës së sistemit e modelit që ka krijuar.” Shtoi Tabaku
Statusi i Plotë:
Ka një kohë për të korrur frutet e farës që ke mbjellur. Dikush korr frutet e farës e luftës kundër korrupsionit ndërsa të tjerë korrin frutet e korrupsionit që kanë mbjellur me firma dhe shkresa. Regjia, telekamerat e fundit dhe përbetimet për pastërti nuk vlejnë dhe aq. Sot, ka përgjegjësi ligjore, morale dhe politike.
Të gjithë presim që të thërriten para përgjegjësisë Erion Veliaj, që ka hedhur firmën tek afera e inceneratorit të Tiranës. Dita për të pasur frikë ligjin e mbi të gjitha për të korrur frytet e farës së sistemit e modelit që ka krijuar.