Rriten çmimet në bregdet, rekordi i turistëve është shoqëruar edhe me shtrenjtimin e apartamenteve
Vlora tashmë mund të quhet qyteti i turizmit gjithë vjetor. Edhe pse jemi në muajin prill, moti i ngrohtë bëri që plazhet të mbushen plot nga vizitorët.
Ndërkohë operatorët turistik thonë se deri më tani numri i prenotimeve krahasuar me vitin e kaluar është 20% më i madh.
Po rritja e numrit të turistëve, ka sjellë dhe rritje të çmimit të pronës në qytetin bregdetar. Kjo pasi të huajt po interesohen akoma për të blerë apartamente në këtë zonë. Çmimi për metër katror i të cilëve momentalisht shkon 2500-3500 euro. Por sipas kreut të dhomës së tregtisë Vlorë, çmimi mund të rritet akoma më shumë.
Kërkesat më të shumta për prona vijnë kryesisht nga kosovarët, italianët por dhe gjermanët.
AlbaniaWeb.net