Shkarkimi me kosto i Thomas Tuchel, katër alternativa për stolin e Bayern
Lëvizje të mëdha te Bayern Munich, pas një sezoni larg pritshmërive. Me humbjen 3-2 ndaj Heidenheim, bavarezët dorëzuan titullin kampion te Bayer Leverkusen, pas disa vitesh dominimi absolut.
Objektivi i fundit i sezonit mbetet Champions. Pavarësisht mënyrës sesi do shkojnë gjërat në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, e sigurtë është lamtumira e trajnerit Thomas Tuchel.
Sipas Bild, në rast shkarkimi të parakohshëm, Bayern do të duhet të dëmshpërblejë teknikun me 10 milionë euro. Gjigandët e Bundesligës kanë një listë të gjatë alternativash, nga Rangnick te Zidane, dhe më pas te Mourinho dhe De Zerbi.
(J.S/)