Wed, Nov 27, 2024

Vrau qiradhënësin se i kërkoi të lironte shtëpinë, gjykata e Shkodrës dënon me 22 vite burg Lekë Vuksanin

  • PublishedApril 7, 2024

Lekë Vuksani, autori i vrasjes së shtetasit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur në Maj të vitit 2023, është dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Shkalles se Parë në Shkodër.

Sipas prokurorisë Petrit Vuksani, 52 vjeç, i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij me qera autorit kundrejt një pagesë mujore. Viktima përpara se të ndodhte vrasja kishte rreth një muaj që ishe kthyer nga Anglia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi 35 vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Autori i krimit nuk ka rënë dakord dhe mendohet se situata ka agravuar deri në vrasjen e 52 vjeçarit Petrit Vuksani. Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani në momentin kur ka shkuar në banesë ka qënë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj viktimës.

Raportohet po ashtu se autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. Pavaresisht mbiemrit të njëjtë, mes viktimës dhe autorit nuk ka lidhje familjare.


AlbaniaWeb.net