Mon, Nov 25, 2024

85 vjetori i pushtimit Italian, revoltohet Braçe: Heshtja kombëtare shurdhon keq! Këta pinjollët e tradhtarëve i kuptoj, por nuk pranoj dot heshtjen e çlirimtarëve

  • PublishedApril 8, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është ka reaguar i revoltuar për heshtjen e institucioneve zyrtare të vendit dje kur duhej të përkujtohej 85 vjetori i pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste.

Ai falenderoi kryebashkiaken e Durrësit dhe deputetët të cilët dje (7 prill), mbajtën homazhe para statujës së Mujo Ulqinakut i cili bëri rezistencë ndaj pushtuesve italianë asokohe.

“Shqipëria u pushtua në 7 prill 1939. 85 vite më parë-pushtimi i fundit i këtij vendi, ishte fashist. U lehtesua nga tradhtia, u pergjak nga rezistenca e Mujo Ulqinakut dhe nje grushti luftëtarësh të tjerë!

Shqipëria u çlirua me luftë, e para e organizuar në ushtri çlirimtare në këtë vend. 80 vite më parë ky ishte vit jubilar. Shume faleminderit kryetares se Bashkisë Durrës, kolegëve deputetë që kujtuan sot pushtimin fashist.

Por kjo heshtja kombëtare, shurdhon keq! E kuptoj nga ana e pinjolleve te tradhtarëve-keshtu do jete gjithnjë për ta, por nuk e pranoj dot këtej, në anën e çlirimtarëve”, shkruan Braçe në një postim të bërë në facebook ditën e djeshme (7 prill).


AlbaniaWeb.net