Batuta me banorët/ Lidi i kërkon të heshtë,Graciano: Rrudhe gojën!
Orët e para të mëngjesit, Graciano dhe Lidi, i cili është bërë pjesë e shtëpisë vetëm pak kohë më parë, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.
Kjo pasi Graciano ishte duke bërë batuta me banorët në ambientet e dhomës së gjumit dhe kjo gjë e ka bezdisur Lidin i cili i ka kërkuar Gracianos të heshtë.
Siç duket kjo nuk i ka pëlqyer Gracianos i cili është kthyer paksa i nevrikosur dhe i ka thënë Lidit:
“Ej me mua mbyll gojën! Me mua mbyll gojën ti re. Me mua mos e zgjat. E tolerova surratin tënd duke thënë tigani, okej? Me mua mos e zgjat kaq! Ose kthehu andej nga ke ardhur. Nuk të pyes të fare se pa bëj. Ti rrudhe gojën e bukur që e ke, me mua jo, e bëre sot mos e bëj më! Boll të mbajta ty mbi supe. Se ça idioti jam ta tregoj unë, por mëso të artikulosh!”
Debati ka agravuar ku tonet e zërit të dy djemve kanë qenë të lartë teksa Lidi i ka thënë: Po qenka idiot ky!
E më pas Graciano e pyet se kush është ai, pasi ka kohë që i ‘bie më qafë’ Gracianon, ku fillimisht duke u kapur prej mbiemrit të këtij të fundit dhe është tallur me familjen e tij.