Sat, Nov 30, 2024

Dijonis Biba i përlotur: Shtëpia pa mamin më duket si e huaj

  • PublishedApril 8, 2024

Dijonis Biba ka bërë një rrëfim të trishtë ditën e sotme në formatin e ‘Ferma VIP’.

Teksa bisedonte me këngëtaren Elsa Lila ai ka deklaruar për herë të parë se arsyeja pse është kthyer në Shqipëri ka qenë nëna e tij, e cila ka ndërruar jetë.

‘Edhe pse isha në arrest dhe nuk më lejonin të kthehesha, bëra gjithçka që të kthehesha. Mami ishte në gjendje kome dhe e kam gjetur në momentin e fundit. Kur e putha, i dolën lot dhe aty e kuptova se ishte duke më pritur. Kam shumë kujtime tek shtëpia, por pa nënën nuk e di, më duket si një shtëpi e huaj.’- ka thënë ai.