“Fatos Nano u dobësua 48 kilogram”/ Mjeku Pajtim Lutaj tregon takimin me ish-kryeministrin socialist pasi doli nga spitali
Vetëm pak ditë më parë, pikërisht të premten, në këtë sedilje ishte ulur për një vizitë të syve ish-kryeminitri i vendit, lideri socialist Fatos Nano.
Kjo do të ishte dalja e parë e Fatos Nanos nga shtëpia pas 8 muajsh, pas një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një diagnoze të vështirë në mushkëri, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, me pasojë vështirësi e furnizimit me oksigjen, për të cilën mjekët u desh edhe ta intubonin.
Profesori i oftalmologjisë, mjeku Okulist Dr. Pajtim Lutaj i i bëri vizitën e parë të syve pas asaj kaloi ish-kryesocialisti.
“Më ra telefoni dhe kur pashë Fatos Nanon. Sinqerisht, kisha mbi 8 muaj që nuk kishim folur me Fatosin. Pata një ndjesi të jashtëzakonshme dhe direkt doja t’i dëgjoja zërin.”
Kaq mjaftoi për një ftesë darke, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Xhoana, e më pas një kontroll për sytë ku doli shumë mirë konfirmon Prof Luto. I vetmi ndryshim këtë radhë u tregua i kujdesshëm me ushqimin dhe pijen, dhe nga e gjithë kjo që kaloi ka humbur 48 kg .
“Ka rikuperuar totalisht. Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan pirje.
Batuta pa fund dhe pak bisedë politike .
“Fatosi nuk kishte humbur humorin, plot batuta, folëm për situatën politike ndërkombëtare. Duke qenë se është njeri që ka investuar kaq shumë, ka ndjeshmëritë e veta.
Fatos Nano është një prej personazheve më të rëndësishëm të Shqipërisë pluraliste. Katër herë kryeministër i vendit, dhe për 13 vjet drejtoi partinë socialiste.
AlbaniaWeb.net