Kontratë deri në Botërorin 2026, rinovim i rëndësishëm te Gjermania
Rudi Völler do të vazhdojë të jetë drejtori teknik i Gjermanisë. Lajmi është bërë publik nga Federata, me një postim në rrjetet sociale. Sipas asaj që shkruhet, Völler, i cili mori përsipër këtë detyrë me 1 shkurt 2023, ka rinovuar kontratën deri në Botërorin 2026.
“Në 14 muaj që nga emërimi im, kam kuptuar se përgjegjësitë e mia në Federatë po bëhen çdo ditë e më të rëndësishme për mua. Ajo që fillimisht ishte një ndjenjë detyrimi ndaj Gjermanisë, Federatës dhe Përfaqësueses, prej kohësh është kthyer në një dëshirë personale” – Tha ai pas firmës.
(J.S/)